ShowBiz

Ariana i bën të bijës të njëjtën pyetje çdo mëngjes, ja si përgjigjet ajo

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë prindër të katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali.

Ata janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë me fansat në rrjetet sociale momentet më të bukura familjare.

Ariana ka postuar së fundmi në instagram një foto bashkë me vajzën e saj të mesme ndërsa tregon se për çfarë e pyet çdo mëngjes të bijën dhe se si përgjigjet ajo.

“Çdo mëngjes e pyës vajzën time se cilat janë gjërat më të rëndësishme që ka dhe ajo përgjigjet se janë koka dhe zemra”, shkruan Ariana krahas fotos me të bijën e cila ka marrë shumë komente pozitive.

Arjana dhe këngëtari Ermal Fejzullahu u bënë prindër për herë të katërt në tetor të vitit që shkoi me ardhjen në jetë të Anës.

https://www.instagram.com/p/CFHiCXTBno4/

Link: https://www.instagram.com/p/CFHiCXTBno4/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1ZTex0BZZb/