152 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa 53 persona e kanë fituar betejën me virusin duke e çuar në 6668 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Ekspertë të Ministrisë njoftojnë se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë dy persona me sëmundje bashkëshoqëruese ndërsa në spitale situata paraqitet e qëndrushme.
Në të dyja spitalet në vend janë shtruar 171 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive si dhe 8 të intubuar në gjendje të rëndë.
Në komunikimin zyrtar ekspertët e shëndetësisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar masat e sigurisë dhe për të përdorur gjithmonë maskën në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=qdxrNaEIrPs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/