Fundi i universit mund të ndodhë në çdo çast, madje edhe në këto momente që flasim.
Të paktën kështu pretendon astrofizikantja Katie Mack nga universiteti i North Caroline.
Në një intervistë për një revistë shkencore, Mack shpjegoi se ky variant është mbështetur nga rezultatet e fundit të studimit të fizikës së grimcave lidhur me të ashtuquajturën “prishje të vakumit”.
Kjo dukuri në thelb ka të bëjë me teorinë se ekziston një paqëndrueshmëri në fushën e energjisë të quajtur Higgs.
Sipas Mack kjo fushë energjie përshkon gjithë hapësirën dhe nëse aty ka paqëndueshmëri mund të ndodh një tranzicion diku në hapësirë që do të krijontë një flluskë gjigande e cila mund të rritet me shpejtësinë e erës dhe të shkatërrojë çdo gjë në univers.
Për fat të mirë probabiliteti për zhvillimin e kësaj flluske në ato përmasa që të shkatërrojë universin kërkon shumë kohë, por pavarësisht kësaj, fakti që mund të ndodhë në çdo moment është diçka vërtetë shqetësuese.
Nga ana tjetër përveç kësaj teorie, eksizton edhe një tjetër teori për fundin e universit, e ashtuquajtura vdekje prej nxehtësisë, të cilën Mack e konsideron pak të tmerrshme se sa teoria e lartpërmendur.
Sipas këtij skenari universi do të vazhdojë të zgjerohet dhe gjithë materia dhe energjia e tij do të vijnë duke u dobësuar.
Gjërat do të shpërndahen gjithnjë e më shumë, yjet do të zbehen, vrimat e zeza do të avullojnë dhe në fund universi do të jetë i ftohtë, i zbehtë dhe i errët.
Në të dyja rastet fundit është i njëjtë, por se cila nga teoritë është më pak e frikshme, kjo mbetet të gjykohet nga preferencat e gjithësecilit.
Link: https://www.heise.de/news/Ende-des-Universums-Es-koennte-im-Prinzip-jederzeit-passieren-4890720.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sky-space-telescope-universe-41951/