ShowBiz

Një nuse jo tradicionale, këngëtarja e njohur nis përgatitjet për dasëm

Këngëtarja Demi Lovato dhe partneri i saj Max Ehrich  do të martohen shumë shpejt.

Aktori i propozoi pak kohë më parë këngëtares pas një kohe të shkurtër sëbashku me një propozim unik buzë detit.

Në një intervistë për “Popcrush”, këngëtarja tha se është duke shkuar drejt martesës me partnerin e saj dhe se ajo nuk do të jetë një nuse tradicionale me fustan të bardhë.

Demi tha se do të donte që dasma e saj të ishte një ceremoni gjigande, por në kushtet aktuale do të limitohet me një ceremoni të vogël.

Ajo madje është duke parë për fustanin e nusërisë i cili përfundimisht nuk do të jetë i bardhë.

Max i bëri këngëtares një propozim në korrik të këtij viti ndërsa kishin vetëm pak muaj që po dilnin së bashku.

https://www.instagram.com/p/CC-S49WhMDR/

Link: https://www.instagram.com/p/CC-S49WhMDR/

Burimi i lajmit: https://pagesix.com/2020/09/15/demi-lovato-definitely-wont-wear-a-white-wedding-dress-to-marry-max-ehrich/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDHm4wDhrzL/