Aktualitet

E fundit/ sërish shifra të larta, 5 të vdekur dhe 125 raste të reja

5 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar ka njoftuar gjithashtu se janë rregjistruar 125 raste të reja.

Ndërkaq situata në të dyja spitalet në vend vijon të jetë e qëndrueshme.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 175 persona, 15 prej të cilëve në terapi intensive si dhe 5 të intubuar në gjendje të rëndë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat si dhe masat e higjenës, ndërsa i ftojnë qytetarët të përdorin maskat në ambjente të mbyllura.

https://www.youtube.com/watch?v=cWULcqo96So

Link: https://www.youtube.com/watch?v=cWULcqo96So

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/