Jonida Maliqi është bërë nënë e një djali disa vite më parë.
Ajo poston shumë rrallë foto apo video me të birin, por në ato pak raste kur pozon me djalin, tërheq gjithë vëmendjen e fansave dhe miqve të saj.
Këtë herë ajo ka postuar në instagram një video shumë të ëmbël me të birin ndërsa ndodhen tek lodrat.
Dan e përqafon dhe e puth të ëmën dhe të dy bashkë duken kaq të ëmbël.
Nga videoja shohim se vogëlushi është rritur dhe është bërë një djalë shumë simpatik.
“Drita ime”, shkruan Jonida krahas videos ku shohim se ka pasur reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë videon e këndshme nënë e bir.
https://www.instagram.com/p/CFQBaZynf-U/Link: https://www.instagram.com/p/CFQBaZynf-U/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB_BWtGHBDI/