ShowBiz

Nga i dashuri, tek propozimet për martesë, Lei i tha të gjitha

Moderatorja simpatike Lei Kraja ka vendosur t’ju përgjigjet fansave duke shuar disa kuriozitete lidhur me jetën e saj private.

Dikush i ka thënë moderatores se mendon që i dashuri i saj është një djalë me fat dhe ajo është përgjigjur se të njëjtën gjë do të mendonte edhe ajo nëse do të kishte një të dashur, duke na zbuluar kështu se në fakt është single.

Lei ka zbuluar se propozimet nuk i kanë munguar, madje ka pasur edhe propozime të shumta për martesë, por duket se askush nuk ka arritur ti prishë mendjen Leit.

Moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim shpesh herë të postojë foto dhe video ku të bien në sy linjat e saj perfekte.

Link: https://www.instagram.com/leikraja/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEUjjq0J7ok/