Moderatorja Bieta Sulo i ka vënë të gjithë fansat dhe miqtë në dyshime pas një fotoje ku shfaqej me një tullumbac rozë në dorë.
Kaq u desh që të gjithë të mendonin se Bieta është sërish shtatëzanë dhe këtë herë në pritje të një vajze.
Por moderatorja ka sqaruar të gjithë situatën në një tjetër postim këtë herë pa tullumbac ku tregon se në fakt nuk është shtatëzanë, por që pret me ditë të bëhet teze e një vajze.
Mirëmëngjes me një foto pa tullumbac, se ky na I ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund ti gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë. Ai tullmbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte më fustanin, por gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë që do të të doja ta kem vajze edhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkruan Bieta krahas fotos ku pozon pa tullumbac, duke treguar kështu se e ka në plan një fëmijë të dytë dhe se shumë shpejt mund ta shohim sërish shtatëzanë.
https://www.instagram.com/p/CFSiYjKnZ3L/Link: https://www.instagram.com/p/CFTvMITn3bK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7ECm1on6DX/