Këngëtarja Xhensila Myrtezai është bërë nënë e një vajze dy vjet më parë dhe vogëlushja duket se është kopja e saj.
Xhensila është kthyer pas në kohë kur ishte vetëm 11 vjeç dhe konkuronte tek “Gjeniu i vogël”
Një vajzë e embël dhe me të njëjtën buzëqeshje që ka edhe sot, Xhensila ka postuar disa foto në skenën e Gjeniut përkrah prezantueses Alketa Vejsiu.
Në një prej këtyre fotove, Xhensila ka dalë në profil dhe shohim se e bija Ajka i ngjan totalisht.
“Dhe Ajka është mini me, kishe gjë për të shtuar Bes Kallaku”, shkruan Xhensila krahas fotos.
Ajka në fakt po ta shohim me vëmendje ka trashëguar tiparet e bukura të Xhensilës dhe këngëtarja ka të drejtë kur thotë e vogla është një kopje e saj.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_h84nRn6Wn/