ShowBiz

“Më fal shpirt..”, Jonida “tradhëton”, Besnikun dhe del në takim me dikë tjetër

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë padyshim një prej çifteve më të famshme të showbizit.

Tre muaj më parë ata u bekuan me një vajzë dhe shpesh herë i shohim aktiv në rrjetet sociale duke ndarë me fansat momentet më të veçanta së bashku.

Zakonisht mbrëmjet ata i kanë për njëri tjetrin, por duket se së fundmi Jonida ka pasur një takim tjetër në darkë me një mikeshën e saj, pa Besnikun.

“Takimi im për sonte”, shkruan ajo në foton e një mikeshe, teksa shohim edhe dy gota vere.

“Më fal shpirt”, shkruan ajo ndërsa i bën tag Besnikut duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.

Aktorja mesa duket e ka lënë vetëm partnerin këtë mbrëmje dhe me humor ka dashur ta ngacmojë me këtë foto të veçantë nga mbrëmja e saj.

Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDqplFOMbPZ/