Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika një vit më parë lidhën kurorë në një super ceremoni buzë detit.
Si Blero ashtu edhe Afrona e kanë kujtuar këtë ditë të veçantë me mesazhet më të bukura për njëri tjetrin.
Blero ka postuar në instagram një foto nga dasma dhe më pas disa foto të tyre ndër vite, ndërsa shkruan një mesazh për çdo foto, duke përmendur vetëm fjalë dashurie për partneren e tij.
“Urime një vjetorin e martesës tonë babylove. Të dua shumë. Ti i jep kuptim jetës time çdo ditë e më shumë”, shkruan këngëtari krahas fotove.
Edhe modelja me disa foto nga ceremonia e dasmës ka shprehur gjithë dashurinë për bashkëshortin ndërsa shkruan: “ Të dua pa e ditur se si, kur apo ku. Të dua në mënyrë të drejtpërdrejtë pa komplekse dhe krenari. Kështu dua sepse nuk di metodë tjetër. Të dua përgjithmonë”.
Ata të dy kanë kanë marrë shumë komente nga miq dhe fansa të cilët i kanë uruar shumë vite të lumtura.
https://www.instagram.com/p/CFZ6z7HlqPY/Link: https://www.instagram.com/p/CFZ6z7HlqPY/
https://www.instagram.com/p/CFZp1Z7H6jp/Link: https://www.instagram.com/p/CFZp1Z7H6jp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCDv4jCJG4e/