ShowBiz

“Nuk është Erosi..”, Oriola tregon kush e mbron kur dikush e ngacmon

Modelja Oriola Marashi është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes sidomos pasi bëri publike lidhjen me futbollistin Eros Grezda.

Ajo dhe Eros prej kohësh tashmë janë në një lidhje dhe shpesh herë i shohim duke shprehur deklarata dashurie për njëri tjetrin.

Por duket se Oriola ka një tjetër person gati për ta mbrojtur nëse dikush i bie në qafë dhe kjo është modelja Kejvina Kthjella.

Oriola dhe Kejvina janë mikesha shumë të mira dhe këtë e kanë treguar vazhdimisht edhe në rrjetet sociale.

Ndërkaq në një foto ku Kejvina duket sikur është bërë gati për sulm, dikush ka vendosur ta përshkruajë foton me këto fjalë: “Kur dikush ngacmon Oriolën, del ti përpara”

Këtë foto e ka postuar në instagram edhe Oriola e cila shkruan: “Gati në sulm për çdo rast”, ndërsa bën tag Kejvinën.

Epo tashmë Eros mund të rrijë i qetë, edhe nëse nuk është ai, Oriola është e sigurt

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8XLd3RB5xP/