121 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në Tiranë, shumica e të cilave në kryeqytet.
Gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar 97 persona duke e çuar në 7139 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkaq ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 3 persona me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në të dyja spitalet në vend ndodhet aktualisht të shtruar 189 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.
Duke u nisur nga situata aktuale ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës me synim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=iVZAPwOlghg
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/