ShowBiz

“Kam ndryshuar shumë apo pak..”, ja si dukej Hygerta 12 vite më parë

Moderatorja Hygerta Sako është dalluar gjithmonë për bukurinë e saj dhe pavarësisht kalimit të viteve ajo vazhdon të jetë në formë perfekte.

Hygerta ka postuar një foto të 12 viteve më parë ndërsa pozonte për revistën “Klan” si prezantuese e Miss Globe 2008.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo kohë, Hygerta vazhdon të jetë po njësoj e bukur edhe sot.

Duket sikur vitet nuk kanë ndikuar tek moderatorja, përkundrazi ajo vazhdon të jetë në super formë.

“12 vjet më parë, kam ndryshuar shumë apo pak”, shkruan ajo krahas fotos ku nuk mungojnë komente nga më të ndryshmet.

Shumica e fansave e kanë komplimentuar Hygertën duke i thënë se duket po njësoj e bukur edhe sot.

https://www.instagram.com/p/CFco33Wn1cT/

Link: https://www.instagram.com/p/CFco33Wn1cT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEud-3KAsih/