Për herë të parë pas shumë muajsh gjatë 24 orëvë të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se nga testimet kanë rezultuar 134 raste të reja dhe shumica e rasteve si gjithmonë janë rregjistruar në kryeqytet.
Ndërkaq situata në spitale paraqitet e qëndrueshme.
Aktualisht në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 186 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 100 persona të tjerë duke e çuar numrin në 7239 që prej fillimit të epidemisë.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat dhe për përdorimin e maskës në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=l9L1RPCb_Fw
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/