ShowBiz

Komplet ndryshe nga shtatëzania e parë, Arbana tregon përgatitjet për bebin

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të bëhen shumë shpejt prindër.

Edhe pse moderatorja nuk e ka zbuluar gjininë, thuhet se ata të dy do të bëhen prindër të një djali.

Arbana kishte porositur disa gjëra online dhe përpara se të hapte kutinë ka pyetur fansat se çfarë mendojnë ata se ka blerë.

Shumë janë të mendimit se ka blerë lego, apo gjëra për bebin, por Arbana në fakt kishte blerë disa libra.

Ajo tregoi ndërkaq se nuk ka blerë gjëra për bebin, pasi në ndryshim nga shtatëzania e parë, të dytën e merrke më shtruar dhe gjërat për bebin fillon i blen nga muaji i nëntë.

“Dhe as gjëra për bebin se ndryshe nga fëmija i parë për të cilin blen që në maujin e parë lloj lloj budallalliqesh, me të dytin e merrke shumë me shtruar, fillon nga muaji i 9 me blerjet”, shkruan ajo krahas videos ku tregon se ka porositur libra.

Arbana është bërë vite më parë nënë e një djali dhe tashmë është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa Eduardi do të bëhet baba për herë të parë.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CElsfH8AkS1/