Moderatorja Xhemi Shehu është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për largimin e saj nga “Portokallia”.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Xhemi duke ju përgjigjur njërës prej fansave.
Por ku do ta shohim Xhemin pas largimit nga “Portokalli”, kjo është një pyetje që e kanë të gjithë fansat e moderatores dhe që ajo duket se në njëfarë mënyre u përgjigj gjatë një videoje ku shfaqej me Arbana Osmanin teksa pinin kafen e mëngjesit.
Arbana kishte marrë me vete disa briosh dhe në momentin që po hanin Arbana dëgjohet të thotë: “Duket nga mëngjesi besoj që këtë sezon nuk jemi për televizion”,
Ndërsa Xhemi dëgjohet të thotë: “Këtë sezon, unë s’jam për gjithë jetën, po ti thuaj”, duke na lënë të kuptojmë se ndoshta nuk do ta shohim më në ekran.
Kujtojmë se Xhemi Shehu prej vitesh punon në “Top Channel” nën moderimin e “Portokallisë”, ku e kemi parë jo vetëm si moderatore, por edhe si aktore.
Gjithsesi mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me Xhemin dhe se me çfarë do të merret në të ardhmen.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Saihpgiix/