Xhemi Shehu nuk do të jetë më prezantuesja e “Portokalli” këtë sezon.
Një emër tjetër i njohur do të jetë përkrah Salsano Rrapit nën drejtimin e spektaklit të humorit.
Ajo është Eneda Tarifa e cila e ka prezantuar edhe më herët spektaklin dhe tashmë ky lajm është konfirmuar nga aktori Florian Binaj.
Flori me anë të një fotoje në instagram ku pozon pranë Enedës i uron asaj mirë se ardhjen, ndërsa tregon se janë duke u përgatitur për spektaklin e humorit i cili pritet të nisë diku në muajin tetor.
Vetë Eneda nuk e ka konfirmuar lajmin, por një postim i tillë është mëse i mjaftueshëm si konfirmim.
Ndërkaq kujtojmë se Eneda e ka prezantuar për vite më radhë “Portokallinë”, madje edhe si bashkëprezantuese me Xhemin e cila është larguar jo vetëm nga “Portokalli”, por edhe nga ekrani, të paktën këtë nënkupton deklarata e saj e fundit.
Link: https://www.instagram.com/florjanbinaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBtWIppgIZc/