ShowBiz

Nuk ndiqen në instagram, por kapen mat diku tjetër, çpo ndodh me Mozzik dhe Loredanën..

Mozzik dhe Loredana janë padyshim emrat më të lakuar në mediat rozë.

Ata të dy bënë jo pak bujë kur vendosën ti jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Megjithatë ata të dy kanë një vajzë bashkë dhe siç e  kanë thënë shpesh herë në intervista të ndryshme, do të jenë gjithmonë aty për vajzën e tyre.

Ajo që na bëri përshtypje së fundmi është fakti që ata të dy e ndjekin njëri tjetrin në tik tok dhe kjo duket pak e habitshme duke parë që ata prej kohësh nuk e ndjekin njëri tjetrin as në instagram e madje kanë fshirë prej kohësh çdo foto të përbashkët.

Ndërkaq pas ndarjes për ta kemi dëgjuar thjesht thashetheme sa i takon jetës private.

Mozzik ka treguar se do ti përkushtohet muzikës dhe të paktën për dy vite nuk do të mendojë për një lidhje të re.

Ndërsa Loredana u përfol pak kohë më parë për një lidhje me Zunën, por këto thashetheme u mohuan nga vetë reperi me një deklaratë të tij në rrjetet sociale.

Link: https://www.tiktok.com/@loredanaofficial?lang=enhttps://www.tiktok.com/@realmozzik?source=h5_m

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDwjXFVFHo-/https://www.instagram.com/p/CFetusDlON7/