108 persona kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit pas testimeve të kryera në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë dy persona një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq në të dyja spitalet në vend situata paraqitet e qëndrueshme ku ndodhen të shtruar 179 pacientë, 18 prej tyre në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit listës së personave të shëruar i janë shtuar edhe 88 persona të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7297 që prej fillimit të epidemisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=3nvk-B4Uxyg
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/