ShowBiz

S’ka jetë pa ty mami..”Morena na emocionoi me fjalët e ndjera për të ëmën

Këngëtarja Morena  Taraku e ka humbur të ëmën që në moshë të vogël dhe shpesh e shohim të postojë dedikime ku tregon se sa shumë ja ndien mungesën.

Atë e kemi parë shumë të lidhur me të atin, i cili e ka rritur i vetëm dhe shpesh herë e kemi parë të tregojë respektin dhe dashurinë e madhe që ka për të.

Në një dedikim të postuar së fundmi në instagram Morena ka rrëfyer gjithë mallin për të ëmën me disa fjalë vërtetë emocionuese.

“Mami, a mund të kthehesh dhe të qëndrosh për një çast. Dua të të shtrëngoj fort dhe mos të të lë më të ikësh. Gjithmonë më ke thënë të jem një person i mirë, por të jesh një person i mirë, nuk të mbron nga njerëzit e këqinj mama. Pra më vjen keq, por nuk ka jetë pa ty këtu mami”, shkruan ajo në instagram, në foton e një vajze që mban një yll në dorë.

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BdM9DF_X-/