Modelja Oriola Marashi ka vendosur që të sistemojë garderobën e saj dhe këtë e ka treguar me disa foto para dhe pas procesit në fjalë.
Ajo ka hapur dollapin ku mban rrobat, çantat dhe këpucët fillimisht përpara se ta sistemonte dhe më pas ka postuar në instagram një tjetër video pas sistemimit.
Në garderobën e saj shohim pafund bluza, këmisha, fustane e xhaketa të cilat ajo i ka sistemuar me shumë rregull.
Gjithashtu aty ajo mban çantat dhe këpucët, të cilat i ka vendosur të gjitha në rregull.
Oriola është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas herë foto dhe video ku shfaqet në formë perfekte.
Ajo është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me futbollistin Eros Grezda.
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFu8GB9nDez/