Stilisti japonez Kenzo Takada, themelues i brandit të famshëm Kenzo, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçari.
Ai ndërroi jetë në një spital në Paris i infektuar me COVID-19.
Stilisti japonez që prej 1960 punonte dhe jetonte në Paris.
Gjatë karierës së tij ai ka stiluar mbi 8000 veshje dhe gjatë gjithë kohës ka qenë aktiv duke stiluar vazhdimisht veshje nga më të ndryshmet.
Në fillimet e tij stilisti ka shitur skica të tij në shtëpitë e modës dhe me pak të ardhura formoi biznesin e tij të parë duke hapur një biznes të vogël i cili erdhi duke e zgjeruar vit pas viti.
Stilisti japonez është i njohur për veshjet e shndritshme, modele veshjesh me printime të frymëzuara nga xhungla .
Ai ishte stilisti i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris.
https://www.instagram.com/p/CF7bBNmKDUg/Link: https://www.instagram.com/p/CF7bBNmKDUg/
Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-asia-54410063