Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë në janar të këtij viti pas ardhjes në jetë të Duam.
Ata të dy kanë postuar vazhdimisht foto me djalin, por asnjëherë deri tani nuk e kishin zbuluar portretin e tij.
Së fundmi Miriam ka postuar në instagram një video ku shfaqet në natyrë duke kërcyer së bashku me Duam në duar, ndërsa zbulon për herë të parë, portretin e ëmbël të vogëlushit.
“Duam si e do natyra diellin, duam si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri. E pastër si dashuria e nënës”, shkruan ajo krahas videos ku shfaqet duke buzëqeshur e lumtur së bashku me vogëlushin.
https://www.instagram.com/p/CF7bNPal7lM/Link: https://www.instagram.com/p/CF7bNPal7lM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBJH55-l1Vh/