Lifestyle

Shtatëzanë me fëmijën e dytë, Elita “llaston” veten me një super dhuratë

Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë.

Në një video të disa javëve më parë ata zbuluan gjithashtu edhe gjininë e bebit dhe këtë herë do të bëhen me vajzë.

Moderatorja është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë në të veshur dhe shpesh herë e shohim me marka të shtrenjta.

Këtë herë ajo pozon me një bluzë tip bodysuit nga Versace, e cila kushton plot 760 euro.

Çmimi është bërë publik nga faqja “Shqip.closet”, të cilën e ka publikuar në instagramin e saj edhe vetë Elita.

Ajo duket perfekte ndërsa zbulon edhe pak barkun e rrumbullakosur nga shtatëzania.

https://www.instagram.com/p/CF7W3kSntid/

Link: https://www.instagram.com/p/CF7W3kSntid/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFFdBbShzdM/