Këngëtari i famshëm Trey Songz ka rezultuar pozitiv pas testit të Coronavirus.
Njoftimin e ka dhënë vetë ai me një video në isntagram ku ka bërë një apel për fansat dhe miqtë e tij.
Trey ka treguar se ai bën teste periodike, pasi ka një fëmijë të vogël në shtëpi dhe këtë herë fatkeqësisht rezultoi pozitiv.
Ai ka kërkuar nga fansat që të mos e fshehin nëse janë të infektuar dhe gjithashtu të tregojnë sa më shumë kujdes, duke përdorur maskat dhe duke respektuar rregullat e higjenës.
“Nëse jeni prekur nga COVID-19 ju lutem tregojeni, Do ta marr seriozisht këtë, do të vetëkarantinohem deri sa të rezultoj negative”, thotë ai në video.
https://www.instagram.com/p/CF-zMKTh4bA/Link: https://www.instagram.com/p/CF-zMKTh4bA/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY