ShowBiz

Me modelin e flokëve si helmetë, ja si dukej Jonida vite më parë

Këngëtarja Jonida Maliqi ka dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë.

Atë e shohim gjithmonë në formë përfekte ndërsa ka guxuar dhe vazhdon ende të guxojë sidomos në veshje.

Megjithatë dikur eksperimentonte edhe me modelin e flokëve dhe këtë e ka treguar me disa foto të postuara në instagram të disa viteve më parë.

Ajo pozon në krah të Jul Dedës, ndërsa shfaqet me flokë të zeza dhe me baluke shumë të shkurtëra që ngjajnë fiks si një helmet.

“Flokët këtu.., si helmetë, mirë e ke Jul Deda”, shkruan ajo pasi riposton foton e dy viteve më parë.

Më pas ajo ka postuar gjithashtu edhe një video ku shfaqet me të njëjtin model flokësh.

Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE8s3MgnCAV/