4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të infektuar me Coronavirus mes të cilëve edhe një 47 vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se nga testimet e kryera kanë rezultuar 162 raste të reja me COVID-19 ku vetëm në kryeqytet janë rregjistruar 63 raste, 16 në Korçë, 10 në Durrës, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 5 në Fier, Lezhë, Vlorë e Pogradec.
Nga katër raste në Kuçovë, 3 në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh. Dy në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër si dhe nga një rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak dhe Skrapar.
Aktualisht në të dyja spitalet në vend po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive dhe katër të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shërura 150 persona.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY