4 persona kanë ndërruar jetë të infektuar me COVID-19, ndërsa 169 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë gjatë komunikimit zyrtar gjithashtu se 100 persona e kanë mundur betejën me virusit duke ju shtuar listës së personave të shëruar.
Ndërkaq në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 228 persona, 17 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vazhdojnë të bëjnë apel për qytetarët dhe bizneset që të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të higjenës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/