ShowBiz

Tyga flirton me Rinën, por merr përgjigje “kërcënuese” nga Sin Boy

Reperja Rina prej kohësh tashmë është në një lidhje me Sin Boy dhe prej kohësh jo vetëm që jetojnë, por edhe bashkëpunojnë së bashku në fushën e muzikës.

Këngëtarja ka treguar së fundmi me anë të disa postimeve humoristike se reperi Tyga, ish i dashuri I Kylie Jenner i ka dërguar mesazh emoji me flakë.

Ajo tregon më pas se si është përgjigjur duke i thënë se i dashuri i saj është shqiptar dhe më pas i ka dërguar një video ku Sin Boy shfaqet duke hapur një gropë ku supozohet të groposë reperin.

E gjithë kjo është realizuar në kuadrin e humorit dhe Rina e ka treguar me detaje përmes një videoje direkt nga telefoni i saj se si ka vepruar me reperin.

Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9-PpQBV_a/, https://www.instagram.com/p/CE458q0lHcU/