Aktualitet

E fundit, 4 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta

4 persona kanë ndërruar jetë të infektuar nga virusi SARS-COV2 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se janë rregjistruar 171 raste të reja në të gjithë vendin.

Qytetet me shifrat më të larta janë Tirana ku janë rregjistruar 65 raste të reja, Elbasani me 20 raste të reja, Korça 14, 12 në Shkodër dhe Durrës, 8 në Krujë dhe 7 në Kavajë, ndërsa në qytete të tjera janë shënuar më pak raste.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 5 në intubim në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 qytetarë duke e çuar në 9585 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të përsërisin apelin për të respektuar rregullat e higjenës dhe për të mbajtur maskën.

Burimi i lajmit: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-85-te-sheruar-171-raste-te-reja-dhe-4-humbje-jete/

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/