Moderatorja Bora Zemani ka nisur këtë sezon moderimin e spektaklit “Përputhen”, i cili transmetohet çdo pasdite në ekranin e “Top Channel”
Atë e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente të ndryshme nga ky program dhe përveç komplimentave të shumta, në jo pak raste ka hasur edhe kritika.
Një prej ndjekësve të saj në instagram, i ka thënë moderatores se i vjen keq, por ajo nuk di ta drejtojë këtë emision.
Borës nuk I ka shpëtuar ky koment dhe ka vendosur ti kthejë përgjigje fansit duke shkruar: “Mos të të vijë keq fare s’ke çi bën”.
Kujtojmë se Bora Zemani sezonin e kaluar drejtonte emisionin “3-shat” në ekranin e “Vizion Plus” së bashku me vëllezërit Veshaj, ndërsa këtë sezon ka ndryshuar ekran duke sjellë një format ndryshe nga ai ku e kemi parë sezonin e kaluar.
https://www.instagram.com/p/CGP_zjUjwHj/Link: https://www.instagram.com/p/CGP_zjUjwHj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGINna0jBuq/