ShowBiz

Nga emri unik i vajzës deri tek puthja e parë, Gjiko i rrëfen të gjitha

Reperi Gjiko ka qenë i ftuar në emisionin “Ndërrimi i Natës”, në “Klan Kosova”, ku ka treguar më shumë detaje mbi jetën e tij profesionale dhe atë private.

Në një prej rubrikave ai ka qenë përballë bashkëshortes së tij Elitës duke i drejtuar pyetje pikante njëri tjetrit.

Ata kanë folur për emrin e vogëlushes dhe që sipas Gjikos tashmë e kanë zbuluar, sepse emrat zbulohen dhe sigurisht që është një emër unik, pasi të gjithë fëmijët janë unik.

Gjatë përballjes mes tyre, Gjiko u pyet nëse ka ndonjë gjë që nuk i pëlqen nga mënyra se si Elita po e trajton Zërin, por Gjiko tha jo.

Ndërsa Elita tregoi se Gjiko mendon që fëmijëve nuk ju duhet thënë jo asnjëherë, madje edhe vizatimet e Zërit nëpër mure është e ndaluar të fshihen, pasi sipas reperit ai është art.

Elita e ka pyetur ndërkohë reperin edhe për puthjen e parë dhe ai ka dhënë një përgjigje shumë të pazakontë.

Fillimisht duke qeshur ai tha se ka qenë i virgjër, kur u njoh me Elitën.

Më mbrapa, pas insistimit të Elitës, Gjiko ka treguar se në fakt nuk e mbante mend, pasi ka ndodhur kur ishte shumë i vogël.

https://www.youtube.com/watch?v=UTAlxIUHE3I&t=404s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UTAlxIUHE3I&t=404s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDT7xk_liec/