Aktualitet

Nga nesër maska me detyrim edhe në rrugë, ja kush përjashtohet nga rregulli

Njoftimin e dha vetë kryeministri disa ditë më parë duke shtuar se në rast të moszbatimit do të vendosen gjoba të cilat do të paguhen në faturën e energjisë elektrike.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico në një komunikim për mediat njoftoi se maskat janë të detyrueshme në ambjente të hapura e të mbyllura për të gjithë personat mbi 11 vjeç.

Nga përdorimi i maskës përjashtohen të gjithë ata persona të cilëve përdorimi i saj ju  dëmnton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Gjithashtu përjashtohen nga përdorimi i maskës ata persona që janë të sëmurë dhe që e kanë të pamundur për arsye shëndetësore përdorimin e saj.

Përdorimi i maskës përjashtohet gjithashtu gjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike, vrapit apo konsumit të ushqimit apo pijeve gjatë qëndrimit në bare dhe ristorante.

Sipas aktit normativ gjoba në shkeljen e parë është 3 mijë lekë të reja, ndërsa në rast përsëritjeje 5 mijë lekë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/665802634312218

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/665802634312218

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/2AGj7bQ68lk