Vajza e Xhensilës dhe Besit, duket se ka një pasion dhe dashuri për fshatin dhe kafshët.
Vetë Besi ka postuar disa foto dhe video me vogëlushen që duket se nuk e ka aspak problem të rrijë në mes të kafshëve.
Këtë herë ka qenë Xhensila që përmes disa videove ka treguar se ata ndodhet aktualisht në fshat ndërsa Ajka shfaqet duke ushqyer me barishte dhitë.
Vogëlushja zgjat dorën për t’i ushqyer dhe kënaqet kaq shumë me veprimin saqë dëgjohet duke qeshur me zë të lartë.
Ajka ka ardhur në jetë mbi dy vite më parë dhe tashmë është rritur dhe gjithnjë e më shumë po tregon dashuri për fshatin njësoj si i ati.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vIS_fHQ4x/