Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë nisur së fundmi me pushime.
Ata kanë zgjedhur si destinacion Milanon dhe moderatorja ka treguar përmes disa videove të postuara në instagram hotelin luksoz ku po qëndrojnë si dhe mikpritjen speciale nga vetë stilistja e famshme Elisabetta Franchi.
Marina ka treguar se ka marrë pas mbërritjes në Milani një tufë me lule si dhe një dhuratë nga stilistja e njohur të cilëne ka falënderuar për mikpritjen e veçantë.
Marina ka postuar gjithashtu edhe një video nga ambjenti luksoz i hotelit që kanë përzgjedhur për të qëndruar gjatë këtyre ditëve.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEb0Ebgn36F/