Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka vendosur të shtojë një tatuazh në trup që i dedikohet të voglës së saj.
Tatuazhi është i ndarë në të dyja duart e këngëtares dhe formohet i plotë kur ajo bashkon duart në formë lutjeje.
Konkretisht në njërën dorë ka shkruar dy gërmat e para të emrit të vajzës dhe në dorën tjetër dy gërmat e fundit.
Ajo ka pozuar teksa i bashkon duart në formë lutjeje dhe shohim që formohet emri Ajka.
“Lutja ime.. Gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga zoti dhe mrekullia do të jetë paqja e tyre, Inshallah”, shkruhet në mesazhin poshtë fotos, një prej lutjeve që Xhensila ka përgjedhur për të treguar kuptimin që ka tatuazhi i saj.
https://www.instagram.com/p/CGadqCsM7xx/Link: https://www.instagram.com/p/CGadqCsM7xx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_h84nRn6Wn/