Një 33 vjeçar influencues dhe model I njohur ukrainas ka ndërruar jetë i prekur nga Coronavirus.
Dimitriy Stuzhuk ishte shprehur disa herë në rrjetet sociale se nuk besonte në ekzistencën e Coronavirus.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi në instagram ish bashkëshortja e tij Sofia Stuzhuk
Pasi 33 vjeçari u shtrua në spital, ish bashkëshortja e tij njoftoi se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe I pandërgjegjshëm.
Ajo ju tha ndjekësve të tij se ai kishte probleme me sistemin kardiovaskular dhe zemra e tij nuk po bashkëpunonte.
Stuzhuk ishte babai i tre fëmijëve, ndërsa disa ditë më parë në një status të tij në instagram njoftoi se nuk besonte në ekzistencën e SARS COV2 deri sa u sëmur vetë.
https://www.instagram.com/p/CGcw8N5Agrc/Link: https://www.instagram.com/p/CGcw8N5Agrc/
Burimi i lajmit: https://www.hindustantimes.com/world-news/fitness-influencer-who-believed-covid-19-doesn-t-exist-dies-from-the-virus/story-Xqa5Bc4dx1SMleL2OodRiO.html