ShowBiz

Kthim në fëmijëri me foton më të bukur, ja si e uron Sara, Lorin për ditëlindje

Lori Hoxha feston sot 27 vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimeve ai që bëri më shumë përshtypje ishte urimi i motrës Sara Hoxhës.

Ajo ka postuar në instagram një foto nga fëmijëria e tyre, ku ato të dyja ishin shumë të vogla dhe kanë pozuar teksa luajnë me njëra tjetrën.

“Ka qenë një udhëtim i vështirë mikja ime. Të dua shumë gjithmonë bashkë në çfarëdolloj vështirësie.

Në foton e Sarës shumë miq dhe fansa të saj, kanë dërguar mesazhe urimi për Lorin.

Ndërkohë trashëgimtarja e Top Channel nuk ka lajmëruar ende se çfarë do të bëjë për ditëlindje, por me siguri diçka ka planifikuar së bashku me stilistin Valdrin Sahitin pasi të dy e kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

https://www.instagram.com/p/CGhCYPxnOu2/

Link: https://www.instagram.com/p/CGhCYPxnOu2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDv0NGZFS6G/