Oriola Marashi është padyshim një prej modeleve më të famshme në vend.
Atë e shohim teksa shpërndan në rrjetet sociale foto të ndryshme nga sheshxhirimi, të cilat si gjithmonë janë perfekte ku ajo pozon si një modele profesioniste.
Por a e dini sesa mund, sakrifica dhe madje rrezik ka pas një fotoje përfekte ,këtë sapo na e tregoi Oriola me një video.
Ajo ka postuar në instastory një video ku shfaqet majë një shkëmbi të lartë e të thepisur ku i është dashur të ngjitet veshur me një fustan të gjatë të kuq për të realizuar një foto.
Këtë video Oriola e ka shpërndarë nga miku i saj dhe fotografi Juxhin Kurti i cili krahas videos shkruan: “ Suksesi nuk është rastësi, por punë e fortë, sakrifica dhe mbi të gjitha dashuri për atë që bën dhe Oriola është shembulli perfekt një modeleje që punon fort”
Ndërsa modelja e falënderon për fjalët që i ka dedikuar, duke e ripostuar videon në instagramin e saj.
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B84_tk_hiA_/