ShowBiz

Duam duke luajtur në oborr, Miriam sjell foton më të bukur të te birit

Në fillim të këtij viti Miriam Cani është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur emrin Duam.

Që prej atij momenti e deri më sot, këngëtarja ka sjellë disa herë foto dhe video të vogëlushit i cili është kaq i këndshëm.

Në foton e fundit të postuar në instagram, Duam pozon pranë një arushi të cilin e ka kapur me të dyja duart, ndërsa është ulur në tavolinën e një oborri teksa po shijon rrezet e diellit.

“Asnjë gjë s’të vesh më mirë dhe sigurt se natyra. Lëkura e bebit nuk do të ketë ndjerë asnjëherë më shumë butësi”, shkruan Miriam krahas fotos ku Duam duket kaq i ëmbël.

https://www.instagram.com/p/CGh_54NFWh5/

Link: https://www.instagram.com/p/CGh_54NFWh5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B99EJmOlnLF/