ShowBiz

Nuk do ta shihni më në ekran, aktorja merr krejt papritur vendimin drastik

Aktorja e njohur meksikane Angelique Boyer ka marrë një vendim me të cilin i ka trishtuar fansat.

E njohur sidomos për rolin e Terezës në telenovelën me të njëjtin emër, aktorja ka vendosur që të marrë një vit pushim, duke mos u shfaqur kështu në asnjë serial përgjatë kësaj periudhe kohore.

Ajo deklaroi se sapo të mbarojnë xhirimet e serialit “Imperio de mentiras” (perandori gënjeshtrash) nuk do ta shohim më në asnjë projekt tjetër.

Aktorja tha se ka nevojë për pushim dhe për të paktën një vit nuk do ta shohim më në ekran.

Angelique është një prej aktoreve më të famshme në Meksikë.

Atë e kemi parë shpesh herë të interpretojë përkrah bashkëshortit të saj aktorit të njohur Sebastian Rulli, por duket se tashmë ka vendosur ti japë vetes pak pushim, pavarësisht ofertave që mund të ketë.

https://www.instagram.com/p/CGkljsLgbhB/

Link: https://www.instagram.com/p/CGkljsLgbhB/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_ECDAXgRlz/