Aktualitet

A rrezikojmë një mbyllje tjetër, ja çfarë thotë kreu i Urgjencës Kombëtare

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar gjatë mbrëmjes se djeshme në Opinion ka shpjeguar rëndësinë e mbajtjes së maskave si dhe nëse rrezikojmë një mbyllje të dytë.

Ai ka treguar se me shifrat aktuale vendi ynë nuk rrezikon një izolim tjetër, por vetëm kufizime të tjera.

Brataj sqaroi gjithashtu domosdoshmërinë e përdorimit të maskës duke e treguar me detaje se çfarë ndodh gjatë një bisede, gjatë kollitjes apo edhe gjatë teshtimës.

Aktualisht në të gjithë Evropën po merren masa të rrepta përballë valës së dytë të virusit.

Në disa vende janë rikthyer kufizimet për qytetet ku ka një rritje të theksuar të rasteve me COVID-19.

https://www.youtube.com/watch?v=XI-q41SC-yU

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=XI-q41SC-yU