Moderatorja Bora Zemani është kthyer në shtëpi pas një dite të lodhshme pune dhe aty është përballur me surprizën më të bukur.
Djali i saj Arbori i ka bërë një zemër prej letre ku shkruan me gërma të mëdha: “Mami të dua shumë”.
Bora është emocionuar nga pusulla e të birit të cilën e ka postuar në instastory ndërsa shkruan: “Pas një dite të lodhshme vjen në shtëpi dhe gjen këtë. A ka lumturi më të madhe”
Moderatorja ka nisur këtë sezon drejtimin e “Përputhen”, i cili transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në ekranin e “Top Channel”.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGVB-vjjTwx/