ShowBiz

E quajtën mashtruese për Covidin, Alketa nuk ja përton përgjigjen ndjekësve

Alketa Vejsiu deklaroi pak ditë më parë me anë të një statusi në instagam se kishte kaluar Coronën.

Ajo tha se tashmë prej dy javësh rezultonte negative ndërsa i ftoi të gjithë të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin maskat për të ruajtur veten dhe të tjerët.

Por duket se kjo deklaratë e saj nuk është besuar nga ndjekësit disa prej të cilëve nuk e kanë besuar këtë histori duke qenë se sipas tyre, Alketa ka qenë gjatë gjithë kohës aktive dhe në lëvizje.

“Nëse kalohet kështu Corona, falemindërit e dashur se na e vërteton dhe njëherë këtë gënjeshtër të madhe”, shkruan njëra prej komentueseve.

“Oh më fal që s’të kam azhornuar në kohë reale po kisha sikletin tim e s’mendova”, i kthehet Alketa komentueses.

https://www.instagram.com/p/CGjoGYCHV6j/

Link: https://www.instagram.com/p/CGjoGYCHV6j/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGhZtljnhGZ/