ShowBiz

Një mini Big Basta, Lian këndon free style dhe na la pa fjalë

Reperi Big Basta dhe këngëtarja Vesa Luma janë bërë prindër të një djali disa vite më parë.

Voglëushi Lian tashmë është rritur dhe madje ka treguar se është po njësoj i talentuar dhe i apasionuar pas rap-it njësoj si i ati.

Vesa ka shpërndarë në instagram një video ku vogëlushi po këndon freestyle dhe madje e interpreton mjaft bukur.

Vogëlushi duket kaq i këndshëm dhe po këndon gjithë ritëm, ndërsa ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithë fansave dhe miqve të Vesës të cilët e kanë komplimentuar për talentin, ndërsa kanë qeshur me lot me mënyrën se si ai këndon dhe interpreton.

https://www.instagram.com/p/CGo4MlNpoTg/

Link: https://www.instagram.com/p/CGo4MlNpoTg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAKfrIbpI3o/