ShowBiz

10 vite martesë mes dhuratash dhe puthjesh, Kryeministri Rama suprizon të shoqen

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama festojnë sot 10 vjetorin e martesës.

Rama e ka kujtuar këtë ditë me një surprizë për Lindën.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke u puthur me të shoqen ndërsa i ka dhuruar një tufë gjigande me lule.

“10 vjet”, shkruan ai krahas fotos të cilën e shoqëron me një zemër të kuqe, duke u shfaqur kështu si kurrë më parë romantik.

Kujtojmë se kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda janë bërë prindër të një djali i cili erdhi në jetë 6 vite më parë.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGs0gX2pin5/