Spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha ka marrë propozimin më të bukur për martesë që do ta mbajë mend gjatë dhe që e ka emocionuar pafund.
Partneri i saj Indrit Hoxha që është gjithashtu i angazhuar në politikë si anëtar I Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka menduar ti bëjë një surprizë partneres duke e propozuar live në emisionin e Rudinës në “Tv Klan”.
Ata ishin të ftuar aty për të treguar historinë e tyre të dashurisë dhe se si janë njohur me njëri tjetrin, 5 vite më parë.
Në një moment ai e fton të vallëzojnë dhe më pas nxjerr kutinë e unazës dhe ulet në gjunjë, duke e bërë partnerën të shpërthejë në lot nga emocionet.
Ajo është emocionuar shumë nga surpriza të cilën dukej që nuk e priste, ndërsa thotë se Indriti edhe pse nuk është shumë i zoti me fjalët është shumë i mirë me surprizat, pasi kjo nuk është hera e parë që e surprizon.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=OYy7ik_P3b8&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGsUT4DnF89/