288 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Njoftimin e ka dhënë në facebook Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 3 persona.
Në spitalin infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi po marrin trajtim 280 persona, ndërsa 51 janë shëruar.
Manastirliu vijon të bëjë apel për të mbajtur maskat në ambjente të hapura e të mbyllura, ruajtjen e distancës si dhe higjenën personale.
Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/