ShowBiz

Hera e parë kur Joni pa Diellin, Arbana poston foton e veçantë të vëllezërve

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali disa ditë më parë.

Moderatorja ka postuar në instagram disa momente përpara se të futej në sallë për të lindur si dhe momentin kur erdhi në jetë vogëlushi.

Ajo ka treguar gjithashtu momentin e veçantë kur Dielli takoi për herë të parë vëllain e tij të madh Jonin.

Arbana ka postuar në instagram një foto shumë të bukur të dorës së Jonit që kap gishtin e vëllait të vogël.

“Hera e parë që takuam vëllain e madh më të mirë të mundshëm”, shkruan Arbana krahas fotos unike postuar në instastory.

Ajo ka treguar gjithashtu edhe momentin kur po priste të hynte në sallë për të lindur djalin, duke postuar kështu selfien e fundit shtatëzanë pak përpara se të vinte në jetë Dielli.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGDZeDHAtVI/